75 Mall Live Search
21:52 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Policia Kineze përdor zinxhirë dhe dry për të izoluar personat e infektuar me koronavirus

Koronavirusi dita-ditës po përhapet në vende të ndryshme të botës.

Ndërkohë që këto ditë në rrjetet sociale disa video janë bërë virale, ku shihen disa policë kinezë duke i mbyllur personat e dyshuar me koronavirus.

Oficerët e policisë mbyllin dyert me zinxhirë, më konkretisht ata izolojnë një familje që dyshohet të jetë mbartëse e sëmundjes ngjitëse. Por përpara se të përdornin masën ekstreme, oficerët u kujdesën që njerëzit që do të mbylleshin brenda do të kishin sasi të mjaftueshme orizi dhe perimesh.

Ndërkohë që numri zyrtar i vdekjeve vazhdon të jetë në rritje, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës, raportoi 73 vdekje brenda një nate- një rekord i ri ditor i regjistruar në vend.

Kujtojmë që si pasojë e koronavirusit deri më tani kanë humbur jetën të paktën 565 persona dhe janë diagnostikuar si të infektuar më shumë se 28.300 mijë persona në të gjithë botën./Indeksonline/