Çfarë spektakli, Leverkuseni fiton “thrillerin” 7 golësh ndaj Dortmundit

Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund dhuruan njërën nga ndeshjet më spektakolare kohëve të fundit.
Vendasit arritën fitore 4:3 në fund ndaj Dortmundit, në një ndeshje me rikthime rezultatesh.
Fillimisht Volland kaloi Leverkusenin në epërsi në minutën e 20-të, për t’u përmbysur nga mysafirët për tre minuta me golat e Hummels e Emre Can që shënoi në debutim.
Mirëpo, ishte prapë Volland që shënoi për epilogun e pjesës së parë, shkruan Indeksonline.
Pjesa e dytë dhuroi spektaklin e njëjtë.
Guerreiro kaloi Dortmundin në epërsi për herë të dytë në minutën e 65-të.
Dhe kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Bailey dhe Bender me dy gola për dy minuta përmbysën gjithçka dhe nuk lejuan që tri pikët të largohen nga “BayArena”.
Me këtë fitore, Leverkusen del në pozitën e pestë me 37 pikë, dy më pak se Dortmundi i cili gjendet i treti./Indeksonline/