75 Mall Live Search
23:49 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ja çfarë nota morën Rrahmani e Kumbulla në fitoren ndaj Juventusit

Hellas Verona ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Juventusit në ndeshjen e vlefshmë për javën e 23-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ka arritur të lëshoj terren pasi edhe përkundër epërsisë ndaj Veronas, ka pranuar dy gola në fund duke humbur ndeshjen.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Fabio Borini (76’) dhe Giampaolo Pazzini (86’) për vendasit, ndërsa Cristiano Ronaldo (65’) për mysafirët.

Marash Kumbulla ishte ndër lojtarët më të vlerësuar me notë 7.3, ndërsa Amir Rrahmani dështoi me performancën e tij duke u notuar me notën 6.2 sipas Sofascore./Indeksonline/