Sarri fajëson veten për humbjen ndaj Veronas

Hellas Verona ka shënuar fitore të madhe ndaj Juventusit në xhiron e 23-të në Serie A.
Humbjen e dytë në tri javë e ka komentuar trajneri i Juventusit, Maurizzio Sarri.
“Në fillim dua vetëm që t’i bëj komplimentet e mia Veronës, e cila e fitoi këtë ndeshje me zemër, me shpirt, një dedikim i jashtëzakonshëm për të fituar ndeshjen dhe në fund e merituan. Ndërsa ne, nëse vazhdojmë të bëjmë këto gabime sipërfaqësore, pasi ende tani nuk arrij ta kuptoj se si e pësuam atë gol barazimi, ka rrezik që të përfundojmë keq në vazhdim, sepse nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe asnjë ekip që do të na hapë portën neve” – u shpreh Sarri.
Tutje, ai ka fajësuar veten për këtë humbje.
“Nuk jam i trembur, por më vjen shumë keq për arsyen e këtyre diferencave në rezultat dhe sidomos në rendimentin që ne shfaqim në fushë, mes ndeshjeve që luajmë në shtëpi dhe këtyre në transfertë. Diçka e tillë është një sindromë shumë e rrezikshme, të cilën duhet të nisim ta analizojmë dhe mbi të gjitha ta kurojmë, por ndoshta edhe unë kam fajet e mia.” – ka përfunduar deklaratën strategu italian./Indeksonline/