75 Mall Live Search
19:15 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pas Ibrahimovic, edhe një futbollist po rikthehet te Milani

Pas Zlatan Ibrahimovic, tifozët kuqezinjtë shpresojnë edhe te kthimi i një tjetër emri të madh: Thiago Silva, i cili u largua në Milano në 2012-ën për t’u transferuar te PSG, bashkë me sulmuesin suedez.

Pothuajse tetë vite më parë, Zlatan është kthyer “në shtëpi” dhe tani mund të ndodhë e njëjta gjë edhe me mbrojtësin brazilian, kontrata e të cilit me francezët skadon qershorin e ardhshëm.

Kjo mundësi është pranuar nga vetë Paulo Tonietto, menaxheri i mbrojtësit 35-vjeçar, i cili ka thënë për Milancaffe24 se: “Thiago ka një dashuri të madhe për Milan-in, por asgjë nuk është vendosur akoma për të ardhmen e tij. Gjithçka është e mundur”.