75 Mall Live Search
19:24 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Atletja shqiptare del pozitive në testin e dopingut në Lojërat Olimpike

Që prej vitit 2016, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rritur së tepërmi përsëritjen e kontrolleve antidoping nga Olimpiadat e mëparshme, program që ka zbuluar më shumë se 100 raste me doping në Lojërat Olimpike vetëm për vitin 2012.

Ka pasur raste në disiplina të ndryshme sportive, ndërsa një rikontroll i bërë të premten nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) ka futur në telashe edhe ish-kampionen e atletikës shqiptare Klodiana Shala, provëza e së cilës ka rezultuar pozitive me substancën stanozolol.

Në konrtollin e bërë së fundmi së bashku me Shalën, pozitive ka rezultuar edhe atletja turke Gulcan Mingir, e cila kishte përdorur turinabol, një tjetër steroid i ndaluar, raporton Panoramasport.

Kujtojmë që Klodiana Shala ka marrë pjesë në garën e 400 metrave në Olimpiadat e viteve 2000, 2004 dhe 2008, ndërsa në Olimpiadën e Londër 2012, atletja kuqezi u tërhoq nga gara në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi.

GOTHENBURG, SWEDEN – AUGUST 10: Natalya Rusakova of Russia (R) competes with Klodiana Shala of Albania (L) during the Women’s 200 Metres First Round on day four of the 19th European Athletics Championships at the Ullevi Stadium on August 10, 2006 in Gothenburg, Sweden. (Photo by Michael Steele/Getty Images)