75 Mall Live Search
19:40 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Derbi i Madoninës: Inter – Milan, formacionet zyrtare

Nga ora 20:45 zhvillohet derbi i qytetit të Milanos në mes të Milanit dhe Interit.

Zikaltërit janë më mirë këtë sezon duke synuar titullin, ndërsa kuqezinjtë po kërkojnë vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Edhe për kundër formave jo të barabarta, derbi gjithmonë ka sjellë rivalitet të fortë në fushë dhe në tribuna.

Këto janë formacionet zyrtare:

Inter: Padelli; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Alexis Sánchez, Lukaku

Milan: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernández; Castillejo, Kessié, Bennacer, Rebic; Çalhanoglu; Ibrahimovic