Derbi i Gjermanisë përfundon në paqe, Bayerni mbetet në krye

Bayern Munchen dhe Leipzig kanë barazuar pa gola në ndeshjen e xhiros së 21-të të Bundesligës.
Edhe për kundër rasteve, dy kryesuesit e ligës gjermane nuk arritën të ndryshojnë shifrat, shkruan Indeksonline.
Madje për Bayernin u dha edhe një penallti, por më pas u anulua nga VAR për shkak se Lewandowski ishte pozicion jashtë loje.
Bayerni mbetet në krye të tabelës me 43 pikë, një më shumë se Leipzig ndërsa Dortmund dhe Munchengladbach kanë nga 39 pikë. /IndeksOnline/