Lazio parakalon Interin, po ia bën “me drita” edhe Juventusit

Lazio ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Parma.
Shqiponjat kanë fituar me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serie A, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Caicedo në minutën e 41-të të ndeshjes.
Goal from Caicedo as Lazio takes over 2nd position from Inter and moves closer to Juventus pic.twitter.com/FmiKhwE8bt
— WBO (@blinky_wardhana) February 9, 2020
Me këtë fitore, Lazio ngjitet në vendin e dytë me 53 pikë, një më pak se Juventusi dhe dy më shumë se Interi. /IndeksOnline/