75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Jazz përmbys Houston në sekondën e fundit, fitojnë Clippers e Boston

Utah Jazz ka mposhtur 114-113 Houston, pas një koshi për 3 pikë të Bogdanovic në sekondën e fundit të lojës. Skuadra e Houston kujtoi se e fitoi ndeshjen (Westbrook 39 pikë dhe Harden 28 pikë, 10 rebound e 10 asist), por në sekondën e fundit erdhi koshi i Bogdanovic, që deri në ato momente kishte qenë në hije.  Për Jazz u dalluan Clarkson me 30 pikë e Mitchell me 24, duke marrë një tore që i mban në vendin e katërt në Perëndim.

Pa probleme fiton skuadra e Clippers, që mundi 133-92 Cleveland jashtë fushe. Për miqtë u dalluan Lou Williams me 25 pikë e George me 22 pikë.

Në sekondën e fundit fiton edhe Boston, që mundi 112-111 Oklahoma, sukses që erdhi nga dyshja Walker-Tatum, 53 pikë së bashku.

Philadelphia triumfoi 118-111 ndaj Chicago, me Korkmaz që realizoi 31 pikë, ndërkohë që pas dy kohëve shtesë fitoi Atlanta, që mundi 140-135 New York (Young 48 pikë e 13 asist).

NBA – Rezultatet e sotme

Oklahoma – Boston, 111-112

Atlanta – New York, 140-135

Philadelphia – Chicago, 118-111

Washington – Memphis, 99-106

Houston – Utah Jazz, 113-114

Cleveland – Clippers, 92-133

Portland – Miami, 115-109