75 Mall Live Search
17:11 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Coutinho pritet të shitet nga Barcelona, klubet angleze të interesuara për të

Barcelona duket se është e gatshme të shes Coutinhon edhe për një shumë më të vogël se sa që është menduar.

Për futbollistin e Barcelonës janë të interesuara edhe disa klube angleze siç është Manchester United dhe Manchester City.

Po ashtu sipas raportimeve mund të kemi një rikthim të futbollistit te Liverpooli.

Klubi blaugran pritet ta shes futbollistin për 68 milionë euro gjatë verës, kjo për shkak që Bayern me shumë gjasa do të refuzoj blerjen e tij për 102 milionë euro.

Barcelona e transferoi Coutinhon nga Liverpooli në janar të 2018-ës, mirëpo futbollistit nuk i shkoi ashtu siç e kishte pritur te klubi spanjoll, kështu që e gjeti veten si formë huazimi te Bayerni./Indeksonline/.