Kurti takohet me ambasadorin e Turqisë, diskutohet rëndësia e bashkëpunimit ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar, zëvendëset e ambasadorit, znj.Eda Çetin dhe znj.Aslıhan Dilara Köseoğlu, si dhe Konzullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, z.Serdar Ӧzaydın.
Në takim, u shprehën urime nga ambasadori i Turqisë, Sakar, dhe ndër të tjera u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve, si dhe bashkimi i ministrive dhe miratimi i buxhetit për fuqizimin e qeverisë së re.

Gjatë takimit, u theksua mbështetja e Turqisë për qeverinë e Kryeministrit Kurti, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik në dobi të të gjithëve. Ndër të tjera, ambasadori, Sakar ia dorëzoi Kryeministrit Kurti urimin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, z. Prof. Dr. Mustafa Şentop.