75 Mall Live Search
10:53 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Agnelli me plan të dyfishtë: Guardiolën trajner, Van Dijkun lider

Ambiciet e gjigantit italian janë të mëdha dhe Andrea Agnelli dëshiron t’i kthejë bardhezinjtë në skuadrën më të fortë në botë. Lajmet që vijnë nga Anglia janë fantastike për tifozët e “Zonjës së Vjetër”.

Sic raporton prestigjiozja “The Sun” presidenti i kampionëve të Italisë ka një dëshirë të madhe për pankinën. Agnelli dëshiron Pep Guardiolën dhe ka nisur punën për të transferuar spanjollin në Torino në verë.

Trajneri i Manchester Cityt shihet si profili ideal për të rikthyer Juventusin te loja e bukur dhe për të dominuar, në Europë. Juventusi po mendon t’i bëjë një dhuratë super Guardiolës dhe po përgatit ofertën e radhës për Virgil Van Dijkun të Liverpooli, mbrojtësi më i fortë në planet.

Këto investime Juventus synon t’i kryejë verën që vjen, duke blinduar edhe më shumë skuadrën që ka. /IndeksOnline/