Ish-ylli i Barcelonës, do të ketë Festim Alidemën bashkëlojtar në skuadër

Ish-futbollisti i Barcelonës, Jeffren Suarezi, do të jetë bashkëlojtar në skuadër me talentin kosovar, Festim Alidema.
Suarez ishte bërë i famshëm pasi që i kishte shënuar gol Realit në El Clasico në fitoren bindëse të Barcelonës, Manitan 5 me 0, shkruan Indeksonline.
Jeffreni është transferuar te Slaven Belupo në Kroaci. Suarezi ka humbur formën në vitet e fundit duke ndërruar disa skuadra dhe është larg cilësive që kishte dikur te Barcelona.
Festim Alidema ishte transferuar edicionin e kaluar te Slaven Belupo, por që ende nuk ka arritur të ambientohet si duhet në Kroaci pasi që po i mungon minutazha në fushë./Indeksonline/
