Erdogani paralajmëron Assadin: Do të paguani çmim të rëndë për çdo ushtar turk

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me sulmin e regjimit sirian ndaj ushtarëve turq në Idlib tha: “Ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë (lartë) për sa kohë sulmojnë ushtarët tanë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë fjalimit në ceremoninë e dhënies së çmimeve për meritat e qytetarëve në Ankara, Erdoğani shprehu mëshirën e Allahut për dëshmorët që humbën jetën gjatë sulmit të pabesë të ndërmarrë dje nga regjimi i Sirisë në Idlib. Gjithashtu ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur dhe shprehu ngushëllime për familjet dhe të afërmit e dëshmorëve të rënë.
Pasi ka rikujtuar takimin e nivelit të lartë të mbajtur dje, Erdoğani tha se nesër në mbledhjen e grupit të AK-Partisë do të njoftojnë hapat që do të ndërmerren për çështjen e Sirisë dhe hapat që do të ndërmerren pas kësaj.
“Palës siriane i kemi dhënë kundërpërgjigjen e nevojshme në nivelin më të lartë. Seriozisht ata janë përballur me probleme të shumëfishta, veçanërisht në Idlib, por këto nuk mjaftojnë do të vazhdojnë edhe më tej. Ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë (lartë) përsa kohë sulmojnë ushtarët tanë. Unë nesër do t’i ndaj me opinionin publik këto hapa”, tha Erdoğani.