75 Mall Live Search
17:33 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bëri që të mos ndjehej mungesa e Buffon, Juve shpërblen Szczesnyn

Juventus ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Wojciech Szczesny, i cili do të vesh fanellën bardh e zi deri në vitin 2024.

Ai arriti në Torino në sezonin 2017/2018 pasi luajti me Arsenalin dhe Romën, shkruan Indeksonline.

Wojciech me ngjyrat e Juventusit, deri më tani ka luajtur 84 ndeshje zyrtare, duke fituar dy Scudetto, një Kupë Italiane dhe një Super Kupë.

Që nga ardhja e tij në Juventus, asnjë portier nuk ka regjistruar një përqindje më të lartë të portave të pa prekura sa ai: 46% (28 nga 61).

Vitet e fundit ai ka pranuar mesatarisht 0.7 gola për ndeshje në Serie A, raporti më i ulët duke marrë parasysh portierët me të paktën pesë paraqitje.

Në sezonin e tij të parë Szczesny filloi si zëvendësues i Gianluigi Buffon, ndërsa sot është titullar i pa diskutueshëm. /IndeksOnline/