Personazhi i njohur televiziv, zbulon se po pret fëmijë me futbollistin anglez Walker

Ylli i njohur televiziv, Lauryn Goodman, u shfaq në edicionin e të mërkures të Victoria Derbyshire, për të diskutuar rreth shtatzënisë së saj.
Ajo ka bërë të ditur se është pesë muajsh shtatzënë, duke hedhur poshtë zërat që thoshin se ajo është ‘shëndoshur’ shkaku i betejës me endometriozën, transmeton Indeksonline.

29-vjeçarja tregoi për shtatzëninë e saj muajin e kaluar, por fillimisht e mbajti të fshehur identitetin e babait, derisa papritur zbuloi se futbollisti i njohur anglez Kyle Walker është babai i fëmijës që po e pret.

