Drejtorët e komunës së Gjilanit vishen me veshje tradicionale
Zyrtarët e Drejtorisë së Kulturës në Gjilan, sot ishin veshur më ndryshe se zakonisht.
Me plisa e me jelekë, ata shënuan kampanjën “Festo tradicionalisht”, për nder të festës së pavarësisë së Kosovës.
Arsyeja e kësaj fushate është promovimi i veshjeve tradicionale, por edhe rritja e numrit të vizitorëve në muzeun e këtij qyteti.