75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Siguria maksimale në Munich – Thaçi, Rama në Gjermani!

Masa të shtuara të policisë janë shtuar në rrugët e qytetit të Mynihut të Gjermanisë, me rastin e Konferencës së Sigurisë.

Pjesë e kësaj konference janë edhe politikanë shqiptarë; Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa, gjatë ditës pritet të arrijë edhe shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti.

Ekipi i Indeksonline, i cili po qëndron atje, ua sjellë disa pamje para takimeve të rëndësishme që pritet të ndodhin gjatë ditës  së sotme.

Vlen të theksohet se në ora 9:30 është nënshkruar marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë në prani të presidentit Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorit amerikan, Richard Grenell.

Thaçi falënderoi ambasadorin Grenell për punën e shkëlqyer për arritjen e marrëveshjes. Ajo është një hap tjetër progresi pas arritjes së marrëveshjes për linjat ajrore, deklaroi Thaçi.

“Kosova beson në lidershpin e presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell që gjatë kësaj periudhe e këtij viti mund të arrihet arrihet marrëveshje përfundimtare paqësore, Kosovë-Serbi, u shpreh presidenti.