Gjithçka çfarë duhet të dini për Konferencën e Mynichut, pjesëmarrës: Thaçi, Kurti, Zuckerberg, Macron…!

Nga sot deri të dielën (14-16 shkurt) do të zgjat Konferenca e Sigurisë në Mynich të Gjermanisë.

Më shumë se 500 vendimmarrës ndërkombëtarë të rangut të lartë do jenë prezent në Konferencën e 56-të të Sigurisë e kryesuar nga ambasadori Wolfgang Ischinger.
Përfaqësuesit nga politika, biznesi, shkenca dhe shoqëria civile do të diskutojnë mbi krizat aktuale dhe sfidat e ardhshme në botë.
Pjesmarrës në konferencë do të jenë edhe Kosova e Shqipëria me përfaqësuesit e tyre politik: Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministrat; Albin Kurti dhe Edi Rama si dhe ministrat e Jashtëm, Gent Cakaj dhe Glauk Konjufca.

Ndërsa, liderët e fuqishëm botëror që do të marrin pjesë janë; Presidenti Francez, Emmanuel Macron dhe Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, transmeton Indeksonline
Delegacioni amerikan do të jetë edhe më i madh se vitin e kaluar: Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper dhe Sekretari i Energjisë Dan Brouillette do të përfaqësohen së bashku me delegacionet e kongresit nga të dy palët, përfshirë kryetarin e Dhomës Nancy Pelosi.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të përfaqësojë aleancën transatlantike.

Ndërsa, shumë udhëheqës të biznesit ndërkombëtar do të jenë të pranishëm për të nxjerrë në pah rolin kritik të teknologjisë dhe tregtisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë shefin e “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg.
Në konferencë do të jenë gjithsej 35 kryetar shtetesh dhe qeverive dhe mbi 100 ministra të jashtëm dhe mbrojtës. /Indeksonline/