75 Mall Live Search
13:55 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Superliga, përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të tri takimeve të ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Prishtinës e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfishtë ndaj Vushtrrisë, me golat e shënuar nga Endrit Krasniqi dhe sulmuesi afrikan Otto John.

Me të njëjtin rezultat janë mbyllur edhe 45 minutat e parë, në Therandë, ku Ballkani është duke avancuar 2:0 ndaj Drenicës.

Golat për skuadrën e Ismet Munishit i realizuan Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha.

Ndërsa befasia është duke ndodhur në ndeshjen ndërmjet Ferizajit dhe Feronkelit. Skuadra vendase ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1:0.

Golin e vetëm në 45 minutat e para e ka shënuar Kenan Orana i cili përfitoi nga një tollovi brenda zonës së Niklit.

Prishtina – Vushtrria 2:0

Ballkani – Dr enica 2:0

Ferizaj – Feronikeli 1:0