75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

UEFA do të ndaj çmim për lojtarin më të mirë në secilën ndeshje të Ligës së Kampionëve

Përformancat e lojtarëve do të shpërblehen pas çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke filluar nga ky rund.

UEFA ka vendosur që të vlerësoj “Njeriun e ndeshjes” pas çdo sfide, shkruan Indeksonline.

Zyrtarët e shtëpisë evropiane të futbollit do të jenë në secilën ndeshje dhe do të zgjedhin lojtarin e ndeshjes.

Në tetë ndeshjes e 1/8 të Ligës së Kampionëve çmimi do të ndahet nga Pakie Bonner, Cosmir Contra, Aitor Karanka, Robbie Keane, Roberto Martinez, Gines Melendez, Phil Neville, Willi Ruttensteiner dhe Gareth Southgate. /IndeksOnline/