Ramush Haradinaj me mikun e jetës së tij në Gllogjan, në 12 vjetorin e shtetësisë së Kosovës

Ramush Haradinajt ka patur një mysafir të veçantë në ditëlindjen e 12-të të shtetësisë së Kosovës.
Gani Dreshaj me miq e familjarë ka kaluar një pjesë të ditës tek varrezat dhe kulla në Gllogjan.
Dreshaj e ka vlerësuar lart kontributin e Haradinajve në përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur.
Gani Dreshaj njihet si një person i afërm me Ramush Haradinajn, për çka ish-kryeministri e ka vlerësuar lart vazhdimisht kontributin e tij. “Për festën e Pavarësisë, sot në konakun e Haradinajve.
E falënderova Ramushin për kontributin e dhënë, në luftë e pas lufte, si individ e si familje.
Rrezet e diellit dhe kjo ditë pranverore reflektonin paqe, liri, dashuri e festë.
Kosova ka ecur me hapa të mëdhenj në 20 vite liri e 12 vite pavarësi.
Unë s’do ndalem asnjëherë të ofroj gjithçka nga vetja për shtetin tonë.
Kosova mbi të gjitha” shkruan Dreshaj në Facebook.





