Ndodhë në Kodrën e Trimave, gruaja vjedhë me thes në një shtëpi

Disa vjedhje radhazi ndodhën në lagjen ‘Kodra e Trimave’ të komunës së Prishtinës.
Por dikush u dëmtua edhe në orët e para të mëngjesit të 17 shkurtit kur në Kosovë po festohej për shënimin e 12 vjetorit të pavarësisë.
Rreth orës shtatë të mëngjesit një grua dyshohet se u fut në shtëpinë e dikujt duke vjedhur kështu gjësende në vlerë.
Pronari i shtëpisë, B.R tha për redaksinë se rasti tashmë është raportuar edhe në polici.
Sipas tij vlera e dëmeve të shkaktuara nga kjo grua e dyshimtë e cila shihet edhe në videon e siguruar nga Indeksonline arrin shifrën e 700 eurove.
Lidhur me gjithë këtë Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk patën ndonjë përgjigje./Indeksonline/