75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Trupat e pesë anëtarëve të familjes Bllaca në Cërrnicë, pas pak nis varrimi

Dita e martë ishte tejet e rëndë për gjithë qytetin e Gjilanit.  Një familje e tërë u shua, nga të shtënat me armë zjarri.

Tragjedia e familjes Bllaca do të mbahet mend për shumë kohë. Zyrtarja policore Valdete Bllaca dyshohet se vrau nënën, babën, dy vëllezërit Blerimin dhe Fisnikun e në fund veten.

Në fshatin Cërrnicë të komunë së Gjilanit pas pak do të bëhet edhe varrimi i të pesë trupave të kësaj familje.

Varrimi bëhet me Ikindi, në orën 15:00, kurse funerali nis nga Xhamia e fshatit, raporton Indeksonline.

Tashmë shumë familjarë, miq e qytetarë të ndryshëm të Gjilanit kanë filluar të mblidhen në Cërrnicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtyre pesë familjarëve./Indeksonline/