75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Digjet ambienti rreth varrezave në një fshat të Lipjanit

Ambienti përreth varrezave në fshatin Gadime të Lipjanit sot është kapluar nga zjarri.

Fatmirësisht besohet se nuk i ka dëmtuar varrezat, transmeton Indeksonline.

Ende nuk dihet se ky zjarr a është shkaktuar me qëllim apo ka qenë i rastësishëm.

Banorët janë shprehur të shqetësuar me atë që ka ndodhur sot. /Indeksonline/