75 Mall Live Search
13:03 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Prishtina – Ballkani luhet të shtunën nën reflektorë

Është zbuluar orari i javës së ardhshme të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Spikat derbi midis Prishtinës dhe Ballkanit, që do të luhet të shtunën.

Takimi nis në orën 17:00 dhe do të luhet nën reflektorë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Kjo javë nis të premten me dy ndeshje, ku takohen Drita – Drenica dhe Ferizaj – Llapi.

Të dielën luhet sfida e vetme, Flamurtari – Vushtrria.

Orari i ndeshjeve

E premte 28 shkurt
13.00 Drita –Drenica
13.00 Ferizaj-Llapi

E shtunë 29 shkurt
13.00 Feronikeli-Trepça ‘89
13.00 Dukagjini-Gjilani
17.00 Prishtina-Ballkani

E diel 30 shkurt
13.00 Flamurtari-Vushtrria