75 Mall Live Search
07:49 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

I përhapur në 36 vende deri tani, shkon në 2760 numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 81 mijë të tjerë të infektuar

Ka shkuar në 2760 numri i viktimave deri tani nga koronavirusi, ndërkohë mbi 81 mijë persona të tjerë konfirmohen të infektuar. Virusi vdekjeprurës i Wuhanit COVID-19 është përhapur deri tani në rreth 36 shtete në të gjithë botën. Ndërsa, rreth 30 mijë pacientë kanë mundur të rikuperohen plotësisht pas infektimit.

Rreferuar rrezikut global që paraqet koronavirusi dhe faktit nëse ai duhet të cilësohet apo jo një pandemi, OBSH ka treguar rezervat e saj duke shmangur deklarimin e situatave të shëndetit publik që nuk janë pandemi gripale si pandemi. Megjithatë, zëdhënës të saj janë shprehur se COVID-19 është pranë të qenurit një pandemi e mundëshme.


“Ne jemi në një fazë të gatishmërisë për një pandemi të mundshme,” tha Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

Po ashtu, alarmin ka ngritur edhe SHBA. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA, tha se vendi kishte nevojë për më shumë burime për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, i cili deri tani ka infektuar rreth 53 persona.

Fauci shtoi se shkalla e vdekshmërisë së shpërthimit mund të arrijë në të njëjtat nivele në SH.B.A. sikurse në Kinë pasi mungon vaksina apo kura dhe mjetet e vëna në dispozicion për një situatë të tillë.

Teksa, rreziqet e koromnavirusit vijojnë të rriten më poshtë keni të dhënat e rasteve në 36 shtete në gjithë botën ku Kina zë vendin e parë përsa i përket shkallës së fataliteteve me rreth 77,658 raste.

Kina 77,658 raste; 2,663 viktima
Koreja e Jugut 893 raste; 8 viktima
Italia 229 raste; 11 viktima
Japonia 144 raste; 1 viktimë
Singapori 90 raste
Hong-Kongu 81 raste; 2 viktima
Irani 61 raste, 12 viktima
Shtetet e Bashkuara të Amerikës 53 raste
Tajlanda 37 raste
Tajvani 30 raste; 1 viktimë
Malajzia 22 raste
Australia 22 raste
Gjermania16 raste
Vietnami 16 raste
Emiratet e Bashkuara Arabe 13 raste
Mbretëria e Bashkuar 13 raste
Franca 12 raste; 1 viktimë
Kanadaja 11 raste
Makao 10 raste
Kuvajti 5 raste
India 3 raste
Spanja 3 raste
Filipinet 3 raste, 1 viktimë
Bahreini 2 raste
Izraeli 2 raste
Omani 2 raste
Rusia 2 raste
Afganistani 1 rast
Iraku 1 rast
Kamboxhia 1 rast
Nepali 1 rast
Sri Lanka 1 rast
Liban 1 rast
Belgjika 1 rast
Finlanda 1 rast
Suedia 1 rast
Rendit zhvillimet sipas orarit: