75 Mall Live Search
10:02 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës- në lidhje me aktoren e njohur shqiptare?

Ka nisur një romancë e re midis dy emrave të njohur.

Bëhet fjalë për kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani dhe aktoren nga Shqipëria, Ana Lika.

Pas shumë spekulimesh, dyshja u kapë “mat” përmes postimeve që të dy kanë bërë në rrjetet sociale.

Në Instagramin e secilit, postimet e fundit kanë nxjerr zbuluar çiftin më të ri të showbizit shqiptar, që me sa duket momentalisht janë së bashku me pushime në Nice të Francës.

Futbollisti 26-vjeçar përveç me Kombëtaren e Kosovës, aktualisht luan për Veronën e Italisë, ndërsa Ana me angazhimet si aktore në projekte të ndryshme./Indeksonline/