Haradinaj, kërkon zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit

Ish-kryeministri i Repbulikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e ish- ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.
Haradinaj duke u shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë.
“Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin”, ka shkruar ai./IndeksOnline/