Shpend Ahmeti nervozohet me mediat: Në lajmet qendrore asnjë lajm për hapjen e çerdhes së re!

Sot në Prishtinë është hapur një çerdhe e re.
Çerdhja u hap në lagjen Kalabria, ku ka kapacitet për 120 fëmijët, shkruan Indeksonline.
Për hapjen e saj, BE-ja dha 620 mijë euro.
Por kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është inatosur me mediat, pasi që në shumicën e lajmeve qendrore nuk pati asnjë lajm.
“Sot u hap edhe një çerdhe e re e madhe në Prishtinë. Në Kalabri, 120 fëmijë, 620 mijë euro me financim të BE me super standarde. Prapë, shumica e lajmeve qëndrore asnjë lajm. Prapë, me rëndësi fëmijet kanë çerdhe të mirë”, tha Ahmeti.
Ai tha se me shajt dikënd, bëhet top lajm.
“Ama me bo me shajt dikënd, top lajm”, shtoi Ahmeti./Indeksonline/
