Madonna shpërthen në lot në skenë gjatë performancës

Madonna ka mbajtur koncertin e radhës në Le Grand Rex në Paris që ishte pjesë e turneut të saj, ‘Madame X’.
Por, këngëtarja e shumë hiteve, e cila është duke pasur probleme me lëndimin e gjurit dhe ijës, është përpjekur me çdo kusht ta vazhdoj koncertin.

Sipas The Sun ajo është mbajtur nga njëri prej valltar përcjellës pasi ishte rrëzuar nga karrigia dhe ai i ka ndihmuar që t’i kryejë disa performanca të vështira.
Me gjithë dhimbjen, Madonna e ka vazhduar koncertin prej dy orë e gjysmë, e përlotur në skenë nga dhimbja.

Ky është turneu i 11-të për Mbretëreshën e popit, i cili ka vetëm tetë shfaqje të mbetura nga 79 datat e saj të turneut.
Turneu filloi në 17 shtator 2019, në New York City, dhe do të përfundojë në 11 mars, në Paris.

Madonna u detyrua të anulojë 14 shfaqje, ku më e fundit ishte shfaqja e saj e parë në Paris të enjten e kaluar për shkak të dëmtimeve të saj shkatërruese të cilat ajo i shpjegoj ‘dhimbje të papërshkrueshme’./Indeksonline/