Përplasen treni dhe vetura në Pejë, lëndohet një person

Në mesditën e së shtunës një aksident trafiku ka ndodhur në mes një treni të udhëtarëve dhe një veture, tipi Mercedes, në Qyshk të Pejës.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Pejës, për IndeksOnline, ka thënë se një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Sot rreth orës 12:50 minuta ka ndodhur një aksident në mes një treni të udhëtarëve dhe një automjeti civil, me targa vendoren, në fshatin Qyshk të Pejës.
Si pasojë e aksidentit një person fatmirësisht ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova./IndeksOnline/