Munishi: Baba ua mori një pikë midis kryeqytetit

Prishtina dhe Ballkani ndan pikët në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ishte barazim pa gola në një ndeshje e cila premtonte jashtëzakonisht shumë, por që në fund doli e kundërta.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi bëri deklaratë thumbuese.
“Baba ua mori një pikë midis kryeqytetit. Edhe me ua prish qejfin 8 mijë shikuesve me ia marrë 3 pikët nuk ka kuptim. Herën tjetër shohim” – u përgjigj trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi./Indeksonline/