Vuçiq udhëton në Uashington, do të flas për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic do të bëjë një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot dhe nesër.
Në ditën e parë, ai do të marrë pjesë në konferencën vjetore të Komitetit Amerikano-Izraelit për qështje publike (AIPAC), transmeton Indeksonline.
Gjatë vizitës së tij në Uashington, ai do të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo.
Një ndër temat kryesore do të jetë tema e dialogut Kosovë-Serbi./Indeksonline/