75 Mall Live Search
15:14 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Vushtrrisë: Lojtarët tanë të rinj, po bëjnë gabime fillestare

Vushtrria u mposht nga Flamurtari me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.

Trajneri i mysafirëve, Fitim Llapashtica është ankuar te përvoja e futbollistëve për humbjen e sotme në Prishtinë.

Ishte pjesa e parë e mirë, ne ishim të rrezikshëm në raste, e humbëm topin në zonë dhe pësuam gol. Kështu erdhi edhe goli i dytë”, ka thënë trajneri pas ndeshjes për SS.

Provuam në pjesën e dytë por nuk mundëm dhe e humbëm ndeshjes”.

Lojtarët janë të rinj dhe janë tu rrit, këto janë gabime fillestare por e vendosin ndeshjen”.

Vushtrria aktualisht është në vendin e parafundit me 15 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/