75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Prishtina dhe Ferizaji përballen për herën e 40-të, kjo është skuadra me më së shumti fitore

Skuadra nga kryeqyteti Prishtina do të përballet të mërkurën me Ferizajin.

Ndeshje kjo e cila është mjaftë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku Prishtina është duke luftuar për pozitën e parë në Superlig ndërsa Ferizaj po lufton për të shpëtuar nga rënia prej ligës.

Prishtina dhe Ferizaj pas luftës në garat zyrtare janë ndesh 39 herë. Prishtina ka bilanc plotësisht pozitiv, 24 fitore, 11 barazime dhe vetëm 4 humbje.

Prishtina nuk ka pësuar humbje në 9 ndeshje rresht, kurse me Ferizajn në 11 takimet e fundit nuk din për humbje. Por, vitin e kaluar Ferizaj i kishte rrëmbyer dy barazime Prishtinës, njërin në “Fadil Vokrri”. Ndërsa dy duelet e fundit ka fituar Prishtina me rezultat identik, 2:0./IndeksOnline/.