75 Mall Live Search
19:14 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Alarmon mjeku gjerman: Rreth 70% e njerëzve mund të preken nga koronavirusi

Koronavirusi vazhdon të përhapet. Numri i infeksioneve po rritet në të gjithë botën. Pritet që edhe në Gjermani të rritet numri i të infektuarve.

“Me siguri do të jenë 60 deri në 70 për qind e popullit të infektuar, por ne nuk e dimë në cilën kohë”, tha virologu Christian Drosten nga Chariti i Berlinit.

“Mund të zgjasë dy vjet ose edhe më gjatë”.

Drosten shprehet se shumë prej njerëzve të prekur do kenë simptoma të buta, madje disa nuk do e ndjejnë fare se kanë koronavirus.

Shifrat nga Kina tregojnë se mund të ndodhë një pandemitë e mëdha si ajo e gripit të vitit 1957 dhe 1968, por sipas Drosten ai nuk e beson një gjë të tillë.

“Mund të ketë një numër më të ulët të infektuarve gjatë verës dhe më pas mund të kemi një përsëritje të ngjashme si kjo e tanishmja”, shprehet ai.

Komponenti kohor është shumë i rëndësishëm: “Për momentin kemi një shans shumë, shumë të mirë për të ndaluar përhapjen e përkohshme të këtij virusi në mënyrë të konsiderueshme”.

Sipas Drosten, do të kenë efekte të dobishme edhe muajt e ngrohtë që po vijnë: “Nxehtësia në verë dhe rrezet UV mund ta parandalojnë këtë virus në masë.