75 Mall Live Search
09:08 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministri gjerman nuk i zgjatë dorën kancelares Merkel, shkaku i frikës nga koronavirusi

Frika nga koronavirusi është e përhapur anembanë botës. Madje një frikë e ngjashme është shfaqur edhe në Gjermani, madje edhe tek zyrtarët e lartë shtetëror.

Ministri i Brendshëm gjerman së fundi ‘refuzoi’ t’ia shtrëngoj dorën kancelares Angela Merkel.

Në një video të publikuar nga Daily Mail shihet edhe momenti kur ministri Horst Seehofer nuk i zgjatë dorën kancelares gjatë samitit të Berlinit, për shkak të frikës nga ky virus, i cili po shpërndahet me shpejtësi të madhe anembanë.

Pavarësisht kësaj, Merkel e mori me shumë sportivitet këtë gjest, duke u qeshur me ministrin.

“Është gjëja e duhur”, ka thënë ajo, derisa është ulur pranë tij dhe të pranishmëve, që ishin mbledhur për samitin e Berlinit./Indeksonline/