Bajqinovci në Hade: Jeta këtu është e papërballueshme për këta banorë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka vizituar së fundi fshatin Hade.
Bajqinovci tha se banorët e kësaj ane jetojnë nën kushtet e një ndotje të rëndë akustike, me saktë zhurmës së makinerisë së KEK-ut.
Deputeti i VV-së tha se jeta është e papërballueshme për këta banorë.
Postimi i plotë:
Me ftesë të Enis Grajçevcit, vizitova fshatin Hade, i cili, ka 75 shtëpi. Ata jetojnë nën kushtet e një ndotje të rëndë akustike, më saktë, zhurmës së makinerisë se KEK’ut, ku edhe mund t’i shihni e dëgjoni video. Në kushtet që ata jetojnë nuk mund të bëjnë as gjumin normalisht. Edhe pse janë ankuar në KEK prapë asgjë nuk është ndërmarrë në zgjidhjen e këtij problemi e padrejtësie ndaj këtyre banorëve, duke e ditur se shiritat e thëngjillit, kalojne 30 metra distancë nga shtëpitë e tyre.
Perveç zhurmës, KEK-u ka bërë shumë padrejtësi tjera ndaj këtij fshati për shkak të keqmenaxhimit të procesit të shpronësimit.
Jeta këtu është e papërballueshme për këta banorë.