Tërhiqet shorti i ndeshjeve çerekfinale: Na presin këto sfida interesante!

Të martën në mesditë është tërhequr shorti edhe për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve por edhe tek femrat.
Këto ndeshjet luhen më 11 e 12 mars, ndërsa në dy takime pritet të ketë më shumë rivalitet.
Në Gjakovë do të takohen Vëllaznimi e Trepça që kanë luajtur ndeshje shumë të forta në mes vete këtë edicion. Ndërkohë Vushtrria e pret Kastriotin e Ferizajt.
Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Zhegrës, njëjtë si Prishtina ndaj Drenicës.

Kurse, tek femrat ndeshja më interesante do të zhvillohet në Vushtrri ku takohen Vushtrria e Ferizaj.
Bëhet fjalë për dy skuadra që synojnë edhe titullin e kampionit.
Çerekfinalet tjera janë: Kastrioti – Shqiponja, Istogu – Drita, Vëllaznimi – Prishtina.
Ndeshje çerekfinale zhvillohet vetëm nga një ndeshje.
