Një muaj burgim për ferizajasin, kreu disa grabitje

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj ,kanë arritur
që të identifikojnë personin L.S. (m/sh/K. 26 vjeçar) si i dyshuar për
disa raste të grabitjeve në rajonin e Ferizajt gjatë këtij viti.
Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të
mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.
Pas intervistimit, në bazë të urdhër arrestit nga Gjykata Themelore
në Gjilan,i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit me burg prej 1 viti për
vepra të njëjta penale të kryera më herët.