Prishtina mund Ferizajn, del në pozitën e tretë

Prishtina iu është kundërpërgjigjur Ballkanit, duke fituar ndaj Ferizajt në kryeqytet.
Bardhekaltërit fituan me rezultat 3:2.
Shifrat u zhbllokuan në fund të pjesës së parë, kur Ahmet Jonuzi zhbllokoi shifrat pas një penalltie shumë të diskutueshme.
Madje pas përfundimit të pjesës së parë, tifozët ferizajas prodhuan një skenë tensionuese, duke protestar para gjyqtarit i cili po shkonte drejt tunelit.
Në të dytën, dy skuadrat realizuan edhe nga dy herë.
Fillimisht rrjetën e gjeti Jonuzi e pastaj edhe Otto John.
Golat për ferizajasit e realizuan Albin Krasniqi (72’) dhe Taulant Dajaku (90’).
Prishtina del në vendin e tretë me 41 pikë, tri larg Ballkanit, derisa Ferizaj është në vendin e 10 me 22 pikë.