75 Mall Live Search
22:42 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

“E vërteta e Jasharajve, ngritja e një gjenerate mbi sakrificën e të parëve të tyre”

Sot është shënuar 22-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në seancën e organizuar nga Kuvendi i Kosovës për nder dhe në kujtim të veprës së familjes Jashari, i pranishëm ishte Rifat Jashari së bashku me gjeneratat e reja të familjes Jashari, shkruan Indeksonline.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka shpërndarë dy fotografi të Familjes Jashari.

Ai tha se këto dy fotografi e paraqesin të plotë historinë e Familjes Jashari, ngritjen e një gjenerate të re mbi sakrificën e të parëve të tyre.

” Keto dy foto nga prof. Valoni e paraqesin te plote historine e Familjes Jashari, te ngritjes se nje gjenerate te ri mbi sakrificen e te pareve te tyre”, ka shkruar Hoti./Indeksonline/

Image may contain: one or more people and people sitting
Image may contain: 14 people, people sitting and shoes