Fillon ndeshja, vashat tona kërkojnë fitore ndaj Rusisë

Ka filluar ndeshja në mes të Kosovës dhe Rusisë në konkurrencën e femrave.
Vashat tona kërkojnë fitoren e radhës, pas asaj të arritur ndaj Estonisë në udhëtim, shkruan IndeksOnline.
Ndërsa ruset ndeshjen e kaluar e kanë humbur nga Holanda.

Kujtojmë që Kosova renditet në pozitën e katërt në grup, me 6 pikë, aq sa ka edhe Rusia e cila është një vend më lartë.
Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në Gjermani, për shkaqe politike nuk është pranuar që të luhet në Kosovë, por as në ndeshjen tjetër në Rusi./IndeksOnline/