75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Gërxhaliu: Jo Baca Rifat, faleminderit Juve

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ishte pjesëmarrës në  Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari,  te Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë disa fjalë për vëllain e legjendarëve nga Prekazi, Rifat Jasharin.

“Baca Rifat gojëmbli që çdo fjalim e nise me ” Motra dhe Vëllezër” dhe e përfundon duke ju falënderuar popullit. Jo Baca Rifat , faleminderit Juve”, ka shkruar ai.