Xhudistët tanë vazhdojnë përgatitjet në Çeki

Ekipi Olimpik i xhudos dhe Juniorët U21 po marrin pjesë në Kampin Olimpik që po mbahet në Nymburk të Çekisë.
Në këtë kamp po marrin pjesë 12 xhudistë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Fationa Kasapi, Shpati Zekaj, Arbër Kullashi, Selim Berisha.

Ndërsa gjatë mbrëmjës së sotme, Federata e Xhudos të Kosovës ka publikuar disa fotografi ku shihen dy ekipet të cilët janë duke vazhduar përgatitjet, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që garuesit tanë po përgatitën atje për garat vijuese dhe për Kampionatin Evropian për Senior që do të mbahet me datë 01-03 Maj në Pragë të Çekisë./IndeksOnline/