75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Çitaku për lajmin e ndarjes së territorit së Kosovës: Ata po përhapin vetëm panik dhe konfuzion

Ish ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas intervistës së analistit Edward Joseph, lidhur me temën e ndarjes së territorit të Kosovës.

Ajo ka thënë se kjo është e pavërtet, shkruan IndeksOnline.

Çitaku ka shtuar se ata po përhapin panik dhe konfuzion.

“Absolutisht e pavërtetë. Nuk mund të besoj që njerëzit shpikin gjëra të tilla. Ata po përhapin vetëm panik dhe konfuzion. Sikur nuk duan që procesi të ketë sukses… histori e shpikur plotësisht. Tërësisht”, ka shkruar Çitaku./IndeksOnline/