75 Mall Live Search
15:43 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Supergol, Drita rikthen epërsinë

Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Dritës dhe Prishtinës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka arritur ta rikthejë epërsinë me anë të një supergoli të shënuar nga Astrit Fazliu, 5 minuta pasi që Otto John arriti ta barazojë rezultatin.

Fazliu shënoj me një goditje volley, duke e lënë të shtanguar gardianin e Prishtinës, Visar Bekaj./IndeksOnline/