75 Mall Live Search
15:57 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Llapi dhe Drita shënojnë fitoret e radhës

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Në të dyja ndeshje fitore kanë arritur skuadrat vendase, shkruan IndeksOnline.

Në Podujevë, Llapi ka arritur ta mposht skuadrën e Gjilanit me rezultat të ngushtë 2:1.

Golat për skuadrën e Tahir Batatinës në këtë ndeshje i shënuan, Arbnor Ramadani dhe Ersil Ymeri, ndërsa për mysafirët golin e vetëm në ndeshje e shënoi Darko Nikac.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, të zhvilluar në Gjilan, Drita ka mposhtur Prishtinën me rezultat të njëjtë 2 me 1.

Golat për skuadrën vendase në këtë ndeshje i shënuan Kastriot Rexha dhe Astrit Fazliu, ndërsa për mysafirët golin e shënoi Otto John pas një gabimi të Faton Malokut./IndeksOnline/